Protezat që po e bëjnë jetën më të mirë NULL NULL 30.07.2019 20:00 30.07.2019 20:00 Disa proteza, të prezantuara në një klip nga Tech Insider, po ua lehtësojnë aktivitetet e përditshme personave që mund të mos e kenë ndonjë gjymtyrë apo organ në trup. Protezat e para – janë disa gishta silikoni që duken si të vërtetë, por po ashtu janë shumë funksionalë. Pra, po aq sa janë bindës estetikisht, janë po aq të dobishëm në zëvendësimin e gishtave në mungesë. Të gjitha këto proteza janë të personalizuara, pra krijohen duke ua matur masat trupore të secilit person. Pastaj, ngjyrosen me dorë dhe iu jepet pamja natyrale e piklave dhe venave. Krejt në fund ngjiten në dorë përmes ngjitësit mjekësor, apo ndonjë ngjitësi me vakuum. Proteza e dytë – janë disa proteza gishtash tre dimensionale që iu bëjnë lëvizjen më reale dhe më funksionale personave që nuk i kanë gishtat. Edhe ato janë të personalizuara, si dhe i imitojnë gishtat e vërtetë në mënyrën se si i kapin gjërat, si zgjaten dhe sa i përket fuqisë. Protezat e treta – janë ato ku një material vendoset ta zëmë në dorën e një personi, dhe aty krijohet modeli i dorës që pastaj ngjyroset dhe i jepet pamja e një “dore prej së vërteti”. Protezat e katërta – Sytë prostetikë bëhen nga modelet e akrilikut. Edhe ato, normalisht janë të personalizuara varësisht nga nevoja e pacientit, si dhe përshtaten e ngjyrosen nga okularistët apo personat që krijojnë sy artificialë. Proteza e pestë – është një protezë që i ka ndihmuar një personi ta rifitojë ndijimin e prekjes. Një numër i elektrodave i janë vendosur në regjionin e motorik dhe ndijues të korteksit në trurin e tij, regjione të cilat korrespondojnë me ndjenjën e gishtave dhe pëllëmbës së tij. Gjatë testimit, pacienti kishte thënë se e ndjente që dikush po ia prekte dorën. Proteza e gjashtë – Kompania Open Bionics po fokusohet në bërjen e protezave tre dimensionale më të përballueshme për personat në nevojë. Protezat gjymtyrë janë po aq funksionale dhe përmes disa sensorëve i hetojnë lëvizjet e muskujve. Ato kushtojnë 30 herë më lirë se sa protezat tjera në treg, sipas Tech Insider. Open Bionics po ashtu po duan t’i bëjnë këto proteza më argëtuese dhe atraktive për fëmijët psh. duke i bërë me motive të Disney-t, Star Wars apo Marvel. Proteza e shtatë – Agjencia DARPA e ka krijuar krahun e quajtur LUKE, për veteranët e plagosur amerikanë në partneritet me Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed. Ata kanë ardhur me një ide të tillë në mënyrë që t’ua përmirësojnë cilësinë e jetës veteranëve të ushtrisë amerikane. Krahu ka peshën, madhësinë dhe fuqinë e kapjes të njëjtë me atë të krahut të njeriut. Ka një sistem kontrolli intuitiv që lejon një lëvizje më të gjithanshme dhe fleksibile. Proteza e tetë – Animal Ortho Care bën proteza për kafshët, përmes skanimeve, plastikës së nxehur me vakuum, dhe modeleve. Në këtë mënyrë ata sigurohen që secilës kafshë t’ia ndërtojnë një protezë të përshtatshme. Nuk i bëjnë vetëm për qenë dhe mace, por edhe për kafshë si elefanti dhe dashi.