Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protestuesit ndërprejnë ceremoninë që shënonte 80-vjetorin e çlirimit të Holandës

NULL NULL
05.05.2025 19:35

Në Holandë protustuesit kanë ndalur ceremoninë që shënonte 80-vjetorin e çlirimit të Holandës.

Pesë nga protestuesit që thërrisnin “Të lirohet Palestina” u arrestuan, me cermonin që vazhdoi me fjalimin e Ministrit të Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, transmeton Klankosova.tv

Pavarësisht kësaj përçarjeje, Brekelmans vazhdoi, të cilit iu bashkuan kryeministri holandez, Dick Schoof dhe kryeministri polak Donald Tusk, të cilët më pas bënë thirrje për unitet evropian.

Por ceremonia u prish nga një incident tjetër më vonë, kur një granatë tymi u hodh në skenë, duke i detyruar agjentët e sigurisë të largonin kryeministrat.

Ceremonia u zhvillua pranë vendit ku forcat gjermane u dorëzuan në vitin 1945, duke i dhënë fund zyrtarisht pushtimit. / Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme