Protestuesit hedhin vezë në ndërtesën e Bashkisë së Tiranës NULL NULL 05.04.2024 15:09 05.04.2024 15:09 Protesta Tiranë Në protestën e opozitës të zhvilluar sot te Bashkia e Tiranës, nuk kanë munguar tensionet mes policisë dhe protestuesve nga Rithemelimi, të cilët kanë goditur me vezë godinën e Bashkisë. E pranishme ka qenë edhe e bija e Sali Berishës, Argita Berisha. Në këtë protestë ajo ka zgjedhur që të çojë mesazhe jo vetëm me deklarata politike, por edhe me bluzën e saj. “Lironi liderin e opozitës”, shkruhet në bluzën e Argita Berishës. Ajo është parë shpesh herë në protestat e organizuara në mbrojtje të ish-kryeministrit, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”. Dalja e saj e shpeshtë në media është interpretuar si një drejtuese e re e PD-së që po bëhet gati, mirëpo ajo ka mohuar një fakt të tillë duke thënë se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë. /a2news