Protestë kundër zhvarrosjes së eshtrave të Ibrahim Kodrës NULL NULL 05.02.2016 15:01 05.02.2016 15:01 Banorët e fshatit Ishëm në Durrës protestuan sot kundër vendimit për të zhvarrosur e zhvendosur nga fshati i tyre eshtrat e piktorit me famë botërore Ibrahim Kodra. Protesta nisi për shkak se në vendin ku prehet piktori kishin ardhur specialistët e ministrisë së Kulturës dhe Shëndetësisë për të kryer largimin. Eshtrat e piktorit Ibrahim Kodra prej 10 vitesh prehen në një kodër pranë vendlindjes së tij. Banorët penguan procesin e zhvendosjes. Pas nisjes së protestës forcat e rendit kanë mbajtur rregull për të evituar përplasjet, shkruan Top Channel. Banorët thonë se do qëndrojnë gati për të mos lejuar zhvarrimin e piktorit. Ministria e Kulturës ka vendosur vendosjen e eshtrave dhe në varrin në Kodrat e Liqenit në Tiranë për nder të piktorit me famë botërore.