Prokuroria Speciale i konfiskon mbi 1.5 milion euro NULL NULL 06.04.2023 10:55 06.04.2023 10:55 1 milion e 546 mijë e 753 euro e 93 centë. Kjo është shuma e konfiskuar nga ana e Prokurorisë Speciale, në rastin e shenjëstruar si “Zhuri”. Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë gjashtë persona. Rasti në fjalë ka të bëjë me disa vepra penale. ’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale përcjell Klankosova.tv Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka mbatur takim me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.