Vdes polici nga Deçani, Selim Sutaj NULL NULL 30.07.2026 18:54 30.07.2026 18:54 Është ndarë nga jeta polici nga Deçani, Selim Sutaj. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryesuesi i kuvendit komunal në Deçan, Hajdar Sutaj, i cili përmes një postimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e të afërmit. “Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot axha im, Selim Sutaj, ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhërishëm”, ka shkruar Hajdar Sutaj. Ai ka lutur për mëshirën e Zotit ndaj të ndjerit dhe ka bërë të ditur se detajet për ceremoninë e varrimit do të njoftohen me kohë. /Klankosova.tv