Prokuroria pushon hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së NULL NULL 19.02.2025 14:48 19.02.2025 14:48 Prokuroria Themelore e Prishtinës, i ka pushuar hetimet ndaj 12 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga organi i akuzës. Prokuroria thekson se hetimet do të vazhdojnë vetëm ndaj operatorëve biznesorë. Zyrtarët e ATK-së ishin arrestuar vitin e kaluar nën dyshimin se kishin dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.8 milionë euro. Dyshohet se biznesmeni F.P, kishte pranuar 23 fatura fiktive nga B.B dhe B.B. Vlera e faturave kap shifrën e 18 milionë eurove. Lidhur me rastin ishin deklaruar edhe drejtuesit e Administratës Tatimore të Kosovës.