Prokuroria kërkon paraburgim për babë e bir të arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasje NULL NULL 16.05.2024 14:45 16.05.2024 14:45 Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve S.T dhe A.T (babë e bir), të dyshuar për “Fajde” dhe “Shtytje në vetëvrasje”. Lajmi u bë i ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj. “Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente”, tha ajo, Të dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e një të riu, i cili u gjet pa shenja jete para dy ditësh në Graçanicë. Derisa gjatë ditës së djeshme në Shqipëri u arrestua edhe i dyshuari i tretë. E.G, i cili ishte arratisur është kapur me kërkesë të Interpolit. Rasti i fajdeve në Graçanicë, kapet në Shqipëri i dyshuari i tretë Babë e bir arrestohen, dyshohen për fajde dhe vdekjen e një burri