Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe një biznesmeni

NULL NULL
10.01.2024 14:13
ATK
Administrata Tatimore e Kosovës. Foto ilustruese

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe një biznesmeni, që u arrestuan të marten gjatë një aksioni që u zhvillua në disa lokacione.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

13 personat e arrestuar në aksionin e djeshëm, dyshohen për veprën penale “Mashtrim në detyrë”.

Zyrtarët e ATK-së dyshohet se kanë pranuar si të rregullta 23 fatura fiktive për pronarin e tri bizneseve në Prizren në vlerën prej 18 milionë eurove.

Faturat, sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se kanë qenë në lidhje me “kinse ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar me parë”.

Veç të arrestuarve, në kërkim janë edhe dy të pandehur, pronarë të një biznesi në Podujevë.

Arrestohen 12 zyrtarë të ATK-së dhe një afarist – pranuan fatura fiktive në vlerë 18 milionë euro

lajme të ngjashme