Prokuroria e Pejës lëshon fletarrest për reperin, Noizy NULL NULL 04.08.2024 22:27 04.08.2024 22:27 Foto nga Arkivi Prokuroria e Pejës ka lëshuar fletarrest për reperin shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Ai po kërkohet për intervistim nga organi i akuzës si i përfshirë në një përleshje të rëndë që ka ndodhur ditë më parë në një diskotekë në Pejë, aty ku artisti kishte performuar, transmeton klankosova.tv. Nëse ai nuk paraqitet tek organet e rendit, policia do ta arrestojë qoftë edhe nëse është duke përformuar diku.