Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje NULL NULL 06.02.2025 15:00 06.02.2025 15:00 Foto: Arkiv Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.L. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale “Vrasje e rëndë”. Sipas organit të akuzës, ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.01.2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V. ” i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse më datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V.”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie transmeton Klankosova.tv I pandehuri F.L., që nga data 5 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin, ditën e djeshme kishte raportuar edhe Klankosova.tv Policia jep detaje në lidhje me të zhdukurin që u gjet i vdekur dhe arrestimin e të dyshuarit