Prokuroria dhe policia vazhdojnë hetimet për zbardhjen e tragjedisë në Koçan NULL NULL 21.03.2025 08:48 21.03.2025 08:48 Aktivitetet e policisë dhe Prokurorisë për hetimin e zjarrit në Koçan, ku mbetën të vdekur 59 të rinj dhe rreth 200 u lënduan, kanë vazhduar edhe mbrëmë me aksionin për ndalimin e personave të dyshuar. Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Lupço Papazov, raporton Alsat-M, transmeton Klankosova.tv. Prokuroria Publike njoftoi se sot do të informojë për veprimin e ekipeve policore të kryera me urdhër të Prokurorisë Publike të Koçanit, ku ekipi i prokurorisë është duke zhvilluar hetime intenzive për zbardhjen e rastit ku humbën jetën 59 persona.