Prokuroria: Asnjë i arrestuar deri tani për vrasjen dhe plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë NULL NULL 26.03.2025 11:24 26.03.2025 11:24 Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë. I vdekur mbrëmë ka mbetur Naser Gashi, 62-vjeçar, si dhe i plagosur është Miftar Miftari, rreth 40-vjeç. Prokuroria Themelore në Prishtinë për Klankosova.tv ka thënë se janë duke u marrë me rastin. “Nuk ka asnjë të arrestuar për rastin. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë rast”, thanë nga prokuroria për Klankosova.tv. 62-vjeçari, Naser Gashi, ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i plagosuri Miftar Miftari është duke marrë tretman mjekësor. Policia shton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Klankosova.tv