Prokuroria kundërshton lirimin me kusht të Hashim Thaçit (Dokument) NULL NULL 7 months më parë 7 months më parë Prokuroria e Dhomave të Specializuara e ka kundërshtuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Kjo prokurori ka dhënë edhe arsyet e veta se pse e refuzon lirimin me kusht të Thaçit. Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar më 29 nëntor, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjës në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara, njofton Klankosova.tv. Specialja i rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon. Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit. “Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument. Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe ndikimi i ish-anëtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës mbi Policinë e Kosovës.
Krim dhe Gjykim Të shtëna e britma, momenti i përplasjes së shqiptarit me armë në Athinë (VIDEO) 03.07.2022 9: 53