Projektligji për KPK-në, Szunyog pret që të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias NULL NULL 07.03.2024 15:38 07.03.2024 15:38 Tomas Szunyog Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se pret që Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj. “Pashë se Kuvendi i Kosovës ka kaluar në lexim të parë Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që Projektligji të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj”, shkroi Szunyog. Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës kaloi sot në lexim të parë gjatë seancës plenare të Kuvendit, njofton Klankosova.tv.