Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Programi ”Skena e vogël e vogël” për 2016 ju pret nga shtatori

NULL NULL
25.08.2015 14:37

Në kuadër të programit ‘’Skena e vogël e vogël’’, Teatri Kombëtar i Kosovës ka përzgjedhur 3 projekte teatrore për t’u realizuar gjatë këtij viti.

Në këto tre projekte hyjnë ‘’Portreti i mjerimit’’ (Kaltërim Balaj/Arian Krasniqi), ‘’E zeza’’ (Flutura Zymi/Fjoll Hoxha), ‘’Një burrë mes dy grash’’ (Ilirjan Hima/Erjon Papagjoni).

Programi ‘’Skena e vogël e vogël’’ është hapur nga Teatri Kombëtar i Kosovës, me qëllimin për të mbështetur krijuesit teatror të Kosovës që të realizojnë projektet e tyre origjinale innovative.

Ndërsa konkursi për projekte të programit ‘’Skena e vogël e vogël’’ për vitin 2016, do të hapet sërish me 1 Shtator dhe do të qëndroj i hapur deri më 30 Nëntor./ Teatri Kombëtar i Kosovës

lajme të ngjashme