Prizren: Kamioni godet për vdekje çiklistin NULL NULL 26.10.2022 17:15 26.10.2022 17:15 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Një person e ka humbur jetën pasi është goditur nga një kamion derisa ishte duke lëvizur me biçikletë. Rasti ka ndodhur në lagjen “Kurill” të Prizrenit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren. Bytyqi tha se vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ai theksoi se me rastin po merren njësitet relevante policore. Viktima është i moshës 63-vjeçare, njofton Klankosova.tv