“Prive”: Aksidentohet këngëtari / “paparazzi” kap Rinën (VIDEO) NULL NULL 27.09.2025 21:06 27.09.2025 21:06 Në radarin e Prive Klan Kosova këtë javë, fillimisht ka rënë këngëtarja Rina Balaj. Në të gjitha fotografitë kanë ardhur në redaksi, çka bie në sy janë flokët e saj të kuqe flakë, që po i mban mirë tash e sa kohë, megjithëse tek rrënjët e flokëve vërehej dukshëm ngjyra kafe – origjinalja e saj. Nuk e dimë nëse frizeri ka qenë destinacioni për ku është nisur ajo apo jo, por, pavarësisht destinacionit, ajo po hipte në makinën e saj Porsche, teksa u shkrepën fotografitë. Një fotografi tjetër që lidhet sërish me makinën e njërit nga VIP-at tanë është e radhës në këtë paparazzi. Vetëm se makina në fotografi nuk e ka fatin edhe aq të mirë. Në redaksinë e Prive Klan Kosova ka arritur një fotografi nga aksidenti që këngëtari Daim Lala ka pësuar gjatë kthimit, pas një dasme në Zvicër, ku këngëtari kishte kënduar gjatë natës. Fotografi “paparazzi” po aq të ndjeshme janë edhe të tjerat, ku shfaqet lokali i braktisur në të cilin ka punuar dhe vepruar dizajneri i njohur shqiptar Festim Isufi. Lokali, në të cilin për vite me radhë u qepën e krijuan shumë fustane e kostume, ka mbetur i boshatisur pas vdekjes së dizajnerit. Ndërkohë, nëpër botë po udhëton me makinë këngëtari Neki Emra. Ai është kapur në disa fotografi së fundmi, në një udhëtim për në Gjermani. Motivi i këtij udhëtimi nuk dihet. /Klankosova.tv