Pritjes i erdhi fundi: Zhegrova mund të debutojë ndaj Dortmundit NULL NULL 15.09.2025 20:55 15.09.2025 20:55 Në prag të ndeshjeve të para në Champions League, Juventus do të ndeshet me Borussia Dortmund më 16 shtator. Pas fitores spektakolare kundër Interit, trajneri Tudor ka kërkuar fokus të plotë në ndeshjen ndaj ekipit gjerman, transmeton klankosova.tv. Sipas mediave italiane, në stërvitjen e fundit, Fabio Miretti mbetet jashtë, po ashtu edhe Conceicao, i cili pritet të rikuperohet për ndeshjen ndaj Veronës. Ndërkohë, Zhegrova do të jetë në bankë, duke pasur mundësinë të hyjë gjatë lojës për të ndihmuar skuadrën. Andrea Cambiaso, i pezulluar kundër Interit, rikthehet dhe pritet të nisë titullar në këtë sfidë të rëndësishme.