Pritje të gjata në Ambulancat Specialistike të QKUK-së (VIDEO) NULL NULL 12.12.2024 13:23 12.12.2024 13:23 Pritje në Ambulancat Specialistike. Pritje të gjata ka pasur mëngjesin e sotëm në Ambulancat Specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga atje, ku shihen një numër i madh njerëzish. Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se radhët e pritjes kanë filluar nga jashtë, e të cilat kanë mbushur me njerëz edhe shkallët dhe dy korridoret.