Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pritet rikonfirmimi i Kostelancik në krye të ambasadës amerikane në Tiranë, ai del para Senatit më 16 prill

NULL NULL
29.03.2024 21:16
David Kostelancik
David Kostelancik

David Kostelancik, i cili u ripropozua në postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të dalë përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit më 16 prill.

Emërimi i tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, u bë nga presidenti amerikan Joe Biden, më 24 janar të 2023-tës.

Por, emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë, pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar, nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e Kostelancik dhe dhjetëra të emëruarve të tjerë.

Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati, shkruan Top Channel, përcjell Klankosova.tv.

Ai do të jetë pasuesi i ambasadores aktuale Yuri Kim.

Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 Mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në periudhën 92-94 ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

lajme të ngjashme