Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Prita 1 orë, nuk e lanë djalin me më ndihmu”, 76-vjeçarja largohet nga qendra e votimit pa votuar (VIDEO)

NULL NULL
07.06.2026 11:17

Një qytetare 76-vjeçare në Kamenicë është larguar nga qendra e votimit pa ushtruar të drejtën e votës, pasi nuk është lejuar të votojë me asistencë nga familjari i saj.

Ajo ka thënë se prej vitesh ka votuar me ndihmën e djalit, por kësaj here nuk është lejuar të asistojë.

“Zakonisht që 6 vjet që më ka vdek burri kam votu me djalin, s’po e lajnë djalin me më ndihmu. Letrat e mjekut i kam marrë prej mjekut të njëjtë. Brenda kam nejt gati 1 orë”, ka deklaruar ajo.

Kryetarja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Kamenicë, Besime Maliqi, ka deklaruar se komisioni është i njoftuar me rastin e raportuar dhe se procedurat po zbatohen sipas rregullave të KQZ-së.

Sipas saj, nuk lejohet që një person të asistojë votuesin pa vërtetim nga specialisti mjekësor.

Ajo ka sqaruar se në rastin konkret është paraqitur vetëm një raport mjekësor nga ambulanca në Kamenicë, i cili nuk është raport specialistik.

Maliqi: Në rastet e votimit me asistencë kërkohet vërtetim specialistik mjekësor (VIDEO)

lajme të ngjashme