Prishtinë: Policia i gjeti në trup armën e prindit, intervistohet i mituri NULL NULL 03.05.2024 10:01 03.05.2024 10:01 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Policia gjatë kontrollit në trupin e një të mituri në Prishtinë ka gjetur një pistoletë me dy fishekë, e cila edhe u sekuestrua. Arma ishte e prindit të tij për të cilën kishte leje valide për qëllime shenjëtarie. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 11:55, njofton policia, raporton Klankosova.tv.