Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Një grua sulmon e kërcënon punëtorin, ndalohet nga Policia

NULL NULL
08.10.2025 09:06

Një ngjarje e pazakontë është raportuar mëngjesin e së martës në Prishtinë, ku një grua ka sulmuar fizikisht një punëtor ndërtimi dhe e ka kërcënuar atë në vendin e punës.

Sipas raportit 24-orësh, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën “Ismet Krasniqi”, transmeton Klankosova.tv.

Viktima, ka raportuar se gjatë punës në ndërtimin e një shtëpie, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar disa prej veglave të punës.

“E dyshuara gjatë intervistimit ka kanosur përsëri viktimën. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”.

lajme të ngjashme