Prishtinë: Kapet një person me kokainë e shufër metalike, në polici deklaroi se doli për ta rrahur dikë NULL NULL 16.07.2026 09:22 16.07.2026 09:22 Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë. I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur një person. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali dhe një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit kokainë. I dyshuari ka deklaruar se kishte dalë nga shtëpia për ta rrahur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.