Prishtinë, hapet festivali “Coffee and Tea” NULL NULL 28.09.2017 10:55 28.09.2017 10:55 Është hapur edicioni i tretë i festivalit “Coffee and Tea”, në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Në këtë festival bizneset prezantojnë në shesh produktet e tyre të kafesë dhe çajit. Festivali është duke u mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në hapje ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ky festival do të mbahet për dy ditë radhazi, më 28 dhe 29 shtator, me fillim nga ora 10:00 deri në orën 23:00. klankosova.tv