Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Gjobitet me 200 euro personi që hodhi rrobalarësen nga banesa

NULL NULL
14.02.2024 16:42
Burri kapet duke hedhur lavatriçen nga banesa e tij në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Inspektorati i kryeqytetit, e ka gjobitur me 200 euro një burrë i cili e ka hedhur një lavatriçe nga banesa e tij në Lakrishte.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hedhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftimin e komunës transmeton Klankosova.tv

Sot gjatë ditës, në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”, është publikuar videoja ku shihet se si ky burri duke hedhur rrobalarësen, e duke i rrezikuar aty edhe kalimtarët e rastit.

lajme të ngjashme