Prishtinë: Arrestohet një person, i gjendet heroinë dhe marihuanë NULL NULL 18.07.2023 19:35 18.07.2023 19:35 Një person është arrestuar nga policia gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Ai dyshohet se është marrë me shitblerjen e lëndëve narkotike. R.A, me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Po ashtu Njësia e Anti-Drogës, e ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit ku ka gjetur dhe i ka konfiskuar si prova materiale: – Pesë qese narkotikë të dyshuar të llojit “Heroinë”, me peshë 17.60 gramë; – Një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të llojit “Mariuhanë”, me peshë 3.09 gramë; – Dy peshore digjitale; – Një shishe e qelqit metadon; – Një telefon si dhe 165 euro dhe 200 Lek shqiptar. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS