Prishtina zgjohet e qetë pas balotazhit (VIDEO) NULL NULL 10.11.2025 07:15 10.11.2025 07:15 Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm me shi të lehtë dhe atmosferë të qetë, një ditë pas përfundimit të balotazhit zgjedhor që i dha fitoren kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama. Mbrëmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmoi fitoren e Ramës ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku. Simpatizantët e LDK-së festuan deri në orët e vona të natës nëpër rrugët e Prishtinës, duke shënuar fitoren e partisë në kryeqytet. Ndërkaq, dita e sotme ka nisur qetë dhe pa incidente. Siç raporton nga terreni gazetarja e Klan Kosovës, Blerina Shoshi, kryeqyteti po kthehet gradualisht në ritmin e zakonshëm./Klankosova.tv