Prishtina sërish nikoqire e kualifikimeve për FIBA 3×3 Euro Cup (VIDEO) NULL NULL 12.06.2026 10:35 12.06.2026 10:35 Prishtina do të jetë për herë të tretë nikoqire e kualifikimeve për Evropianin FIBA 3X3. Në emisionin Ora 7 në Klan Kosova, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, tregoi se për procedurat e organizimit dhe si po shkojnë punët deri më tani. “Federata e Basketbollit të Kosovës për vitin e tretë radhazi, organizon këtë event, të kualifikimeve për FIBA 3×3 Euro Cup e cila do të mbahet më vonë në shtator në Belgjikë. Për neve është e rëndësishme që të gjitha përgatitjet që i kemi pas i kemi realizua me sukses, sot dhe nesër janë ato përfundimtare, kur bëhet edhe inspektimi i fushës 3×3 në amfiteatrin në sheshin ‘Zahir Pajaziti'”, ka thënë Dushku. Ajo poashtu bëri të ditur se tanimë ekipet, si dhe zyrtarët e FIBA-s, kanë filluar të vijnë në kryeqytet ndërsa në ditët në vazhdim qytetarët pritet të vijnë në kryeqytet të përkrahin ekipin e Kosovës në kategoritë e vajzave dhe djemve. Dushku poashtu bëri të ditur se për ata të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në sheshin “Zahir Pajaziti”, mund ta përcjellin këtë kampionat në përmes platformës Artmotion, ku do të transmetohen ekskluzivisht të gjitha ndeshjet e këtij eventi.