Prishtina me kinema të veçantë NULL NULL 29.04.2016 15:36 29.04.2016 15:36 Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se brendet e njohura botërore po zbarkojnë në Prishtinë, duke paralajmëruar hapjen e Cineplex me 6 salla kinemaje. “Në Prishtinë tashmë po zbarkojnë brendet e njohura botërore. Sot u nënshkrua përfundimisht kontrata për hapjen e Cineplex me 6 salla kinemaje që hapet në fund të shtatorit. Kentucky Fried Chicken (KFC) tashmë ka nënshkruar kontratën për hapjen e dy pikave në Prishtine (për herë të parë në regjion) e edhe disa brende tjera që po i lëmë befasi deri në arritjen e marrëveshjeve. Këto kompani shohin potencial në Prishtinë, në rininë e saj, dhe besoj se do ta shtojnë diversitetin në kryeqytetin tonë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.