Prishtina ia merr kapitenin Pejës, Arti Hajdari vjen në kryeqytet NULL NULL 07.06.2023 12:38 07.06.2023 12:38 Klubi basketbollistik Prishtina e ka transferuar kapitenin e Pejës, Arti Hajdarin. “ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. “Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend”. “Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%)”. Ai arriti këtë vit të shpallej kampion me Pejën pasi mundën Trepçën në finale.