Prishtina e shkarkon trajnerin Urbonas NULL NULL 28.11.2023 14:51 28.11.2023 14:51 Zydrunas Urbonas nuk është më trajner i Sigal Prishtinës. Kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin kryeqytetas, që kanë bërë me dije se drejtuesit e klubit kanë marrë vendim definitiv për shkarkimin e tij dhe ai nuk është më pjesë e klubit nga dje. Urbonas udhëhoqi Prishtinën që nga fillimi i këtij edicioni, duke mos mundur të ketë rezultate pozitive, ku Prishtina fillimisht u eliminua në gjysmëfinale të Kupës, gjendet nga mesi i tabelës në Superligë dhe edicionin e ri në BIBL e ka nisur me humbje. Urbonas i paralajmëruar si trajner i madh te Prishtina, po largohet pa bujë dhe pa suksese.