Prishtina e nisë “PriFest”, i hapur për të gjithë NULL NULL 22.04.2016 20:26 22.04.2016 20:26 Festivali i filmit “PriFilmFest” apo “Prishtina International Film Festival”, ka nisur edicionin e 8-të me radhë në kryeqytetin kosovar. Gjatë këtij edicioni do të shfaqen mbi 70 premiera të filmave më të rinj, ndërsa festivali është i hapur për këdo që është i interesuar t’i shohë filmat. “Ne po e vazhdojmë në Prishtinë edicionin e 8-të. Në këtë edicion kemi ardhur me disa risi, dhe këtë edicion kemi vendosur ta mbajmë në shesh. Festivali i filmit PriFilm Fest është i hapur për këto që dëshiron t’i shohë filmat”, ka thënë për Klan Kosova, Vjosa Berisha, organizatorja e këtij festivali. Ajo thotë se këtë vit patën përkrahje të paktë nga institucionet qeveritare, mirëpo festivali po zhvillohet falë donatorëve. “Vitin e kaluar e mbajtëm në Tiranë, për shkak se na ishin shkurtuar fondet. Këtë vit kemi përkrahje nga ministria dhe nga bizneset private që kanë ndihmuar shumë me financa, kemi sponsor gjeneral”. Pri Film Fest do të zgjasë 5 ditë dhe ka sjellë shumë ekspertë të filit në Prishtinë. Kurse, çmimi i biletave është po aq sa kushton një film në kinematë e teatrot e Prishtinës. “Biletat si gjithmonë do të kushtojnë 3 euro. Kemi lënë shumë alternativa, për studentët shfaqjet e filmave janë gratis e po ashtu edhe për pensionistët”, ka thënë organizatorja, Vjosa Berisha.