Prishtina e mposht Yllin, shkon në finale të Superkupës NULL NULL 09.12.2022 18:53 09.12.2022 18:53 Prishtina e ka mposhtur Golden Eagle Yllin, me rezultat 82-75, duke kaluar në finale të Superkupës. Çereku i parë filloi mirë për Prishtinën, duke e fituar me rezultat 19-18, teksa edhe në të dytin triumfuan me rezultat 20-14. Edhe në çerekun e tretë vendasit ishin më të mirë duke e fituar me rezultat 19-17, derisa në atë të fundit, Ylli triumfoi me rezultat 26-24, por i pamjaftueshëm, pasi kryeqytetasit në fund triumfuan me rezultatin përfundimtar 82-75. Te Prishtina u dallua Dardan Berisha, me 28 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime. Në finale, Prishtina e pret fituesin e duelit Trepça-Bashkimi, që zhvillohet sot me fillim nga ora 20:00.