Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina bëhet zë i guximit dhe barazisë në mbrëmjen poetike “Poezi për Fuqi”

NULL NULL
05.03.2026 08:45

Mbrëmja poetike “Poezi për Fuqi”, mbahet sonte nga ora 19:00, në Librarinë Dukagjini në Prishtinë.

Në këtë mbrëmje fjala shndërrohet në qëndresë, kujtesë dhe thirrje për barazi, sepse 8 Marsi nuk është vetëm një datë, është një vetëdije që duhet të jetojë çdo ditë.

“Poezi për Fuqi”, është guximi për të folur, për të mos u heshtur, për ta kthyer dhimbjen në dritë dhe për ta shndërruar përvojën në fuqi kolektive.

Në këtë mbrëmje të organizuar nga Artpolis, do të interpretojnë emra të njohur të vendit tonë, ndërsa për pjesën muzikore do të përkujdeset A R B Ë R E S H Ë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme