Prindërit i favorizojnë më shumë fëmijët e parë NULL NULL 12.04.2016 14:30 12.04.2016 14:30 Për një kohë të gjatë është menduar se prindërit e favorizojnë fëmijën e tyre më të vogël. Mirëpo studimet e bëra në këtë aspekt, thonë se është fëmija i parë ai që e merr trajtimin më të mirë nga prindërit. Studimi thotë se 74% e nënave dhe 70% e baballarëve, janë rrëfyer se u pëlqen njëri fëmijë më shumë se tjetri. Ndonëse prindërit nuk tregonin se cilin fëmijë e kishin më të preferuar, janë fëmijët ata që kanë treguar për sjelljet e prindërve të tyre me ta dhe me motrat e vëllezërit e tyre. Sociologët i kanë pyetur fëmijët për mënyrat se si i trajtojnë prindërit ata, dhe kanë konkluduar se fëmijët e mëdhenj janë më konfidentë dhe më të sigurt në vete. Studimi i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë, i publikuar në Journal of Family Psychology, thotë se fëmijët më të mëdhenj mendojnë se arritjet e tyre jetësore janë më të rëndësishme për prindërit e tyre, transmeton Klan Kosova.