Pamje dramatike nga Rahoveci, veturat luftojnë me ujin në rrugët e përmbytura (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 09:02 27.07.2026 09:02 Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të komunës së Rahovecit, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë të shumta lokale, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera, transmeton Klankosova.tv. Pamjet tregojnë situata të rënda, ku disa automjete shihen duke kaluar me vështirësi nëpër rrugët e mbuluara nga uji, ndërsa në disa segmente niveli i ujit është aq i lartë sa rrezikon të bllokojë plotësisht qarkullimin.