Princi saudit takohet me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së NULL NULL 19.05.2024 09:37 19.05.2024 09:37 Arkiv: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, DC, më 13 maj. Foto: CNN Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, të dielën në qytetin lindor të Dhahranit, sipas Agjencisë zyrtare të Shtypit Saudit (SPA). Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet rajonale, duke përfshirë situatën në Gaza, “nevoja për të ndalur luftën” dhe si të gjendet një “rrugë e besueshme drejt zgjidhjes me dy shtete”, raportoi SPA, përcjellë CNN. Agjencia raportoi gjithashtu se Sullivan dhe bin Salman diskutuan “versionin gjysmë final” të projekt-marrëveshjeve strategjike midis Arabisë Saudite dhe SHBA-së, të cilën ajo e përshkruan si “pothuajse në përfundim”, transmeton Klankosova.tv.