“PriFest” në natën e parë u vizitua nga më shumë se njëmijë persona NULL NULL 23.04.2016 00:02 23.04.2016 00:02 I ftuar sonte në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit, ishte drejtori artistik i PriFilm Festival, Fatos Berisha. Me të është diskutuar në lidhje me mbarëvajtjen e natës së parë të këtij festivali i cili filloi sonte në ora 20:30. Ai ka thënë se nata e parë kaloi ashtu siç e kishte imagjinuar. “Ka përfunduar hapja e jam i lumtur që arritëm ta fillojmë, ajo që më gëzon më shumë është një prani e jashtëzakonshme e publikut, e unë konsiderojë që sonte ishim mbi 100 persona”. “Ishte emocionuese që moderatorë të hapjes i kishim dy aktorët, Lumin dhe Andin të cilët e hapën festivalin”. Ai gjithashtu tregoi se në këtë festival do të ketë edhe shumë aktorë të njohur, duke përfshirë edhe aktorin e filmit që hapi sonte këtë festival ‘Meditterranea”. Për të gjithë artdashësit në rast që moti nuk është në favorin e tyre atëherë sipas Berishës të gjithë ata filma do të transmetohen në “Sheshin 21”.