Prezantohet kabineti i ri qeveritar në Serbi, i sanksionuari i Amerikës do të jetë zëvendëskryeministër NULL NULL 30.04.2024 11:01 30.04.2024 11:01 Millosh Vuçeviq, mandatar për krijimin e Qeverisë së Serbisë Mandatari për krijimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq ka prezantuar përbërjen e kabinetit me të cilin do të qeverisë. Në këtë përbërje do të jetë edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qeveri do të jetë edhe ish-ambasadori serb në Amerikë, Marko Gjuriq, i cili do ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, transmeton KlanKosova.tv. Ivica Daçiq do ta mbajë pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Kjo është përbërja e prezantuar Vuçeviq, i cili do të jetë kryeministër: Sinisha Mali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm Irena Vujoviq, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër Adrijana Mesaroviq, ministre e Ekonomisë Aleksandar Martinoviq, ministër i Bujqësisë Goran Vesiq, ministër i Ndërtimit Dubravka Gjedovic Hajdanoviq, ministre e Energjisë Tomislav Momiroviq, ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Ndërlidhur Maja Popoviq, ministre e Drejtësisë Jelena Zhariq Kovaçeviq, ministre e Administratës Shtetërore Tomislav Zhigmanov, ministër për të Drejtat e Njeriut Bratislav Gashiq, ministër i Mbrojtjes Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme Tanja Mishçeviq, ministre për Integrime Evropiane Sllavica Gjukiq Dejanoviq, Ministre e Arsimit Zlatibor Lonçar, ministër i Shëndetësisë Nemanja Staroviq, ministër i Punës dhe Punësimit Zoran Gajiq, ministër i Sportit Milan Krkobabiq, ministër për Kujdesin e Fshatit Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, ministre për Familje dhe Kujdes demografik Nikolla Selakoviq, ministër i Kulturës Jelena Begoviq,ministre e Shkencës Husein Memiq, ministër i Turizmit dhe Rinisë Dejan Ristiq, ministër i Informacionit Darko Glishiq, ministër për Investime Publike Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Nenad Popoviq, Usame Zukorliq dhe Tatjana Macura – ministra pa portofol.