Presidentja Osmani në Katar për zhbllokimin e potencialit ekonomik NULL NULL 25.02.2024 21:49 25.02.2024 21:49 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Katar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një shkrimi të “X” ka bërë të ditur se është në Doha të Katarit me një delegacion të bizneseve kosovare. Ajo është shprehur se janë të fokusuar ndër të tjera në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik, njofton Klankosova.tv. “Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë