Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidentja Osmani kërcënohet sërish: Do të të vras ty dhe familjen tënde

NULL NULL
16.07.2025 17:30

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë, mëson ekskluzivisht Klankosova.tv.

Burime të Klankosova.tv brenda policisë kanë bërë të ditur se kërcënimi i bërë ndaj të pares së shtetit është bërë përmes një emaili në gjuhen angleze.

“Kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”. Deri në këto momente nuk kemi informacione se a janë ndërmarrë hapa nga institucionet përkatëse”, tha ky burim për Klankosova.tv.

E para e shtetit është kërcënuar disa herë me jetë, por që deri më tani nuk ka pasur të arrestuar.

Kërcënimin që i është bërë Osmanit e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Këshilltari për Media i Presidencës, Bekim Kupina.

 

lajme të ngjashme