Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti Thaçi priti karateistin Herolind Nishevci

NULL NULL
23.11.2016 15:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur këtë të mërkurë karateistin e përfaqësueses së Kosovës, Herolind Nishevci, njofton Klan Kosova.

Ai në Kampionatin Botërorë të Karatesë ka fituar medaljen e bronztë.

“Pas xhudos dhe futbollit, karateja është disiplina e re që i solli suksesin e radhës Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Karateisti Herolind Nishevcin në mesin e 118 shteteve, ngriti flamurin e Kosovës në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë që është mbajtur muajin e shkuar në Linz të Austrisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kjo dëshmon që, Kosova ka talent të shumtë në të gjitha disiplinat sportive, të cilët më shumë duhet të mbështeten nga të gjitha institucionet”, ka përfunduar Thaçi.

lajme të ngjashme