Presidenti kinez do të vizitojë Serbinë, Francën, dhe Hungarinë NULL NULL 04.05.2024 07:49 04.05.2024 07:49 Arkiv: Presidenti kinez, Xi Jinping. Foto:AP Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të vizitojë Evropën javën e ardhshme për herë të parë në pesë vjet. Ai do të vizitojë Serbinë, Francën, dhe Hungarinë. Vizita vjen pasi Kina po përpiqet të shmangë një luftë tregtare me BE-në, ndërsa qëndrimet ndaj Pekinit në bllok po forcohen pas skandaleve të shumta të spiunazhit dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kinës për Rusinë në luftën në Ukrainë. Vizita e parë e Xi do të jetë Parisi, raporton The Guardian, përcjell Klankosova.tv. Të hënën ai do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.