Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i Shqipërisë dhe xhudistët nga Kosova bëjnë shqiponjën midis çarshisë së Sarajevës

NULL NULL
10.07.2019 15:45

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar xhudistët nga Kosova si dhe trajnerin Driton Kuka.

Ata kanë zgjedhur të bëjnë një përshëndetje të veçantë.

Meta bashkë me sportistët kanë bërë me duar Shqiponjën.

Kreu i shtetit shqiptar me këtë rast ka bërë një postim në rrjetin social facebook.

Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë.”

lajme të ngjashme