Presidenti i FIFA-s, dekorohet nga Osmani NULL NULL 08.10.2025 13:48 08.10.2025 13:48 Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është dekoruar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për kontributin e tij në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar të futbollit kosovar. Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Osmani shprehu mirënjohjen për Infanton, duke e falendëruar për mbështetjen ndaj Kosovës, raporton Klankosova.tv. “Faleminderit që na besove, faleminderit që qëndrove me ne. Faleminderit që je një mik i mirë i vendit tonë”, tha ndër tjerash Osmani. Ndërkohë kreu i FIFA-s, i cili viziton vendin tonë për herë të dytë u shpreh se këtë medalje ia kushton të ndjerit Fadil Vokrri. “Këtë medalje dua t’ia dedikoj mikut tim Fadil Vokrrit”, tha ai para të pranishmëve, transmeton Klankosova.tv. Infantino arrin në Kosovë (VIDEO)