Presidenti Agim Ademi bën historinë në UEFA, i ndahen dy plaketa NULL NULL 15.03.2025 13:00 15.03.2025 13:00 Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë historinë në UEFA. Atij i janë ndarë dy plaketa të UEFA-s për projeket madhore që po realizohen nga kryetari i Komitetit HatTrick të UEFA-s, Karl – Erik Nilsson. Nilsson e ka vlerësuar këtë si një moment historik, pasi projektet kanë filluar kur Ademi e mori drejtimin e FFK-së. Tutje, në postimin në Facebook që ka bërë Federata e Futbollit bëhet e ditur se ky moment mbetet historik pasi që asnjëherë deri më tash në histori të UEFA HatTrick nuk ka ndodhur që të jepen dy plaketa. “Ky është konfirmim i menaxhimit të shkëlqyeshëm të FFK-së nën drejtimin e presidentit Ademi, i cili me vizionin e tij ka siguruar këto investimë të rëndësishme, të cilat i kanë dhënë një dimension tjetër të zhvillimit futbollit në Kosovë. FFK drejt një niveli tjetër”, shkruhet në postimin e FFK-së, përcjell Klankosova.tv