Presidenca palestineze, ShBA-së: Parandaloni gjenocidin në Rafah të Gazës NULL NULL 06.05.2024 13:05 06.05.2024 13:05 Shtepia e Bardhe Presidenca palestineze ka thënë se ShBA-ja do të jetë përgjegjëse nëse ndodhin rezultate “gjenocidale” të operacionit izraelit në Rafah, duke i bërë thirrje Washingtonit që të ndërmarrë veprime për ta parandaluar atë. Zëdhënësi presidencial, Nabil Abu Rudeina, tha se administrata amerikane i ofroi mbështetje financiare dhe ushtarake Izraelit dhe inkurajoi qeverinë të vazhdojë “masakrat” kundër palestinezëve. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të “veprojnë menjëherë dhe të parandalojnë gjenocidin dhe zhvendosjen në Gaza”. Rudeina i kërkoi gjithashtu Washingtonit që ta mbajë Izraelin përgjegjës për shkeljet e rënda të ligjeve ndërkombëtare, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv