Predhat e armëve dëmtojnë xhamat e një banese dhe një veture NULL NULL 02.01.2025 09:08 02.01.2025 09:08 Foto ilustruese. Nga predhat e armëve të zjarrit të martën janë dëmtuar xhamat e një banese dhe një veture. Në Skënderaj, një burrë u ankua në polici se gjatë natës nga të shtënat për ndërrimin e mot-moteve një predhë i ka goditur xhamin e dritares së banesës së tij. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet policore. Kurse, në Prishtinë, një burrë ka informuar policinë se nga një predhë është dëmtuar vetura e tij. Në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore. /Klankosova.tv